Kaq shumë është shkruar për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi midis Juventus dhe Barcelonës dhe akoma nuk ka diçka konkrete. Aludimet vazhdojnë dhe shumëllojshmëria e madhe e emrave dhe figurave tregojnë se askush nuk e di se çfarë po ndodh.
Më herët u raportua se Miralem Pjanic do të ishte në rrugën e tij drejt Kamp Nou, me Nelson Semedo, i cili do të ishtë pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit. Në një aludim të mëvonshëm u shkruajt se Barça do të merrte Mattia de Sciglio dhe ca para në atë marrëveshje, që dukej si një ofertë fenomenale nga këndvështrimi i tyre, por duket se nuk do të ndodhte.
Ne një deklaratë të fundit Gianluca di Marzio është shprehur se Pjanic ende mund të jetë në rrugën e tij drejt Barcës, por pjesë e kësaj rruge duhet të jetë mesfushori brazilian Arthur Melo. Ai vijon duke theksuar se kjo përjashton perspektivën e Semedo për të shkuar te Juventus.
Mediat shkrujnë se Arthur akoma nuk ka rënë dakord, kështu që transferimi nuk është i afërt. Ndihet se diçka mund të ndodhë mes dy klubeve këtë verë.