
Lajme jo të mira për Dortmund. Skuadra gjermane barazoi ditën e djeshme 1-1 ndaj Lazios në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Sikur të mos mjatonte barazime, verdhezinjtë kanë marrë një tjetër lajm të keq.
Sulmuesi kryesor, Erling Haaland ka mbyllur vitin 2020 dhe rikthimi I tij pritret të ndodhi në muajin janar. Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Dortmund, Favre që zbulon se norvegjezi nuk do të jetë gati deri në janar e kjo padyshim është një humbje e madhe për skuadrën gjermane. 20-vjeçari ka arritur të shënoi 17 gola në 13 ndeshje që ka luajtur këtë sezon në të gjitha kompeticionet.
Poll