Gledi Mici dhe Agim Ibraimi janë përplasur gjatë një seancë stërvitore të Shkëndijës së Tetovës. Bëhej me dije që mbrojtësi i majtë dhe sulmuesi i njohur kanë pasur një debat të ashpër me njëri-tjetrin teksa ishin duke kryer përgatitjet nën urdhrat e Qatip Osmanit. Madje shkohej deri aty sa shkruhej që klubi shqiptar i Maqedonisë kishte marrë masa për sulmuesin duke e ndëshkuar me gjobë.
Mirëpo, është Gledi Mici që duket se kërkon të hedhë poshtë gjithçka përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale. Ai shfaqet pikërisht me sulmuesin në fjalë, teksa janë të dy të qeshur. Duket si një mesazh për të gjithë “lajm-bërësit” si për të treguar se mes tyre nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.