Duket se këto janë ditët më të këqija për gjyqtarin që gjykoi ndeshjen me të rëndësishme të javës së kaluar të kampionatit, kur këtë të hënë në stadiumin e Korçës, i dha një trepikësh të pamerituar Skënderbeut.
Vendimet e tij u cilësuan të padrejta edhe nga Komisioni i Disiplinës që e dënoi gjyqtarin e ri me mosgjykim në pjesën e mbetur të sezonit dhe deri në një vendim tjetër të komisionit.
Ajo ç’ka shkaktoi gjyqtari, në fakt, ishte totalisht në dëm të Tiranës që është më afër rënies nga Superliga pas këtij gjykimi të padrejtë.
E vetmja që i ka mbetur në krah gjyqtarit në këto momente, duket se është bashkëshortja e tij, Arbresha Ujka.
Menjëherë pas vendimit të disiplinës, në rrjetin social facebook, ka shprehur mbështetjen për bashkëshortin e saj.
“Ripërteritje e shpirtit je ti” shkruan bashkëshortja e Eldorian Hamitit, duke postuar foton e të dyve bashkë.