Enea Jorgji duhet të ndihet i vlerësuar, pasi në një periudhë të shkurtër kohe i është besuar nga UEFA gjykimi i nje tjetër ndeshje në arenën ndërkombëtare. Vetëm pak kohë pasi arbitri elbasanas ishte protagonist në ndeshjen e Europa Ligës mës Beshiktash dhe Slovan Bratislavës, organizmi i futbollit europian i ka besuar për ndeshjen e “Youth League” mes Interit dhe Barcelonës.
Përpara këtij takimi, Jorgji ka publikuar disa foto nga ndeshja e fundit e gjykuar prej tij duke treguar kështu kënaqësinë e profesionit. Në ndeshjen e javës tjetër për Ligën e Kampioneve, Jorgji do të ketë ndihmës Denis Rexhën dhe Donajdo Myftarin.
