
Gjykata Sportive në Itali ka bërë publike vendimet e fundit. Trajneri i Hellas Verona, Ivan Juric është pezulluar me një ndeshje. Gjithçka ka të bëjë me faktin se ai kishte përdorur tone të larta ndaj një lojtari të Crotones, mbrëmë, gjatë takimit të kampionatit. Kështu, tekniku i veronezëve nuk do jetë në pankinë ndaj Bolognes, ditën e hënë.
Gjithashtu, Gjykata Sportive nuk e ka lënë me kaq, pasi e ka gjobitur me 5000 euro. Për takimin e rradhës në stolin e Veronës do jetë Matteo Paro.
Poll