Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Gjithë “rrëmujën” dhe inatin në rrjetet sociale me një foto, e shkaktoi…Shakohoxha dhe fjalët e Ramës për “qorrat”

Shkruar nga NEWSPORT

Një gazetar sportiv, komentatori Dritan Shakohoxha ishte i pari që publikoi foton sesi ishte shkatërruar fasada e stadiumit “Qemal Stafa”, duke e kthyer foton e shkrepur prej tij në një foto virale në rrjetet sociale, e për më tepër, në një mllef të qytetarëve ndaj qeverisë.

Shakohoxha, duke botuar foton shkruan: “Ra, nuk është më…monumentali “Qemal Stafa”. Do kemi nostalgji të gjithë për të, por do të shijojmë edhe më shpejt, një superstadium si e gjithë bota”.

Pavarësisht mbështetjes për projektin e ri, foto e botuar nga Shakohoxha, ishte tragjike, kur ndërkohë të gjithë kujtonin fjalët e kryeministrit Rama ndërsa shprehej pak kohë më parë për “qorrat që s’duan të hapin sytë”.

“Per qorrat qe s’duan te hapin syte, po hapin vetem gojen per te baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i jane turrur Shtepise se Re te Kombetares, s’ka asnje ilaç! Por per te gjithe ata qe duan te shohin se si do te ruhet fasada e “Qemal Stafes” (e vetmja gje me vlere ne ate germadhe), ja projekt-ideja e integrimit te saj ne zemren e Arenes Kombetare, ku do te jete edhe Muzeu i Kuqezinjve” shkruan Rama duke dhënë edhe një projeksion sesi ruhej fasada e Stadiumit. Por që në fakt nuk ekziston më.

13957399_10155042001863765_1922372589_n

Postimi i Shakohoxhës në facebook

 

13988761_10155042001928765_1317253402_n

Projekt-ideja e prezantuar nga Rama për fasadën e stadiumit

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga