
Berat Gjimshiti, mbrojtësi i kombëtares kuqezi pritet që të largohet nga Atalanta. Ai u transferua gjatë merkatos së janarit në skuadrën italiane, ndërsa duket se nuk ka vend për të në formacionin e skuadrës. Për këtë arsye, atij i duhen minuta që të aktivizohen dhe që të jenë aktivë në fushën e lojës.
“Gazzetta dello Sport”, njofton se mes klubeve të Atalantës dhe Avelinos është arritur marrëveshja për kalimin e Gjimshitit në formë huazimi për këtë sezon në Serie B. Ndërkohë “Corriere dello Sport” këmbëngul që Berat Gjimshiti do të kalojë në një tjetër skuadër të Serisë A, atë të Crotone, në formë huazimi për këtë sezon.
Poll