Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Gjiganti italian shfrenon fantazinë, synon edhe ish-mesfushorin e Juventusit

Shkruar nga NEWSPORT
Gjiganti italian shfrenon fantazinë, synon edhe ish-mesfushorin e

Brescia e sezonit të 2019-2020 shihet të jetë një skuadër solide, të paktën në letër. Lombardët u ngjiten këtë vit në Seria A dhe shpresojnë që të bëjnë një sezon për tu mbajtur mend.

Një gjë të tillë e ëndërron pasi në listën e objektiva të merkatos bëjnë pjesë dy emra mjaft të rëndësishëm dhe që kanë bërë historinë në vitet e shkuara. Bëhet fjalë për Mario Balotellin dhe Claudio Marchision, i cili pritet të bashkohet me shokun e tij te kombëtarja për të bërë një dyshe ëndërrash te Brescia.

Sipas "Sky Sports Italia", Brescia ka nisur kontaktet me Marchision, që shkëputi kontratën me Zenit St. Peterburg pas 15 takimesh. Mesfushori, që u aktivizua te Juventusi në vitet e magjishme të bardhezinjve është pa skuadër, dhe bashkë me Balotellin janë kthyer në një prioritet kryesor për Brescian.

Oferta në drejtim të 33 vjeçarit është një kontratë 2 vjeçare ma pagë që kap shifrën e 1 milion euro plus bonuse, por Marchisio kërkon një rrogë prej 2.5 deri në 3 milionë euro.

Sa i përket Balotellit, Brescia është momentalisht skuadra e vetme që do ish-sulmuesin e Interit dhe Milanit, pas largimit nga gara të Flamengo. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh deri më 2 shtator, kur edhe mbyllet merkato në Itali, por Brescia e sezonit të ri pritet të jetë me të vërtetë e frikshme.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga