Sot, futbollisti i Juventusit, Paulo Dibala së bashku me shokun e tij, Iturba, kanë zgjedhur të bëjnë diçka të veçantë, të ndihmojnë personat në nevojë.
Të dy, kanë dalë në rrugët kryesore të Torinos për të ofruar disa ndihma për personat që gjendeshin aty. Vetë futbollistit nuk ka dashur që kjo gjë të bëhet mediatike, por lajmi është përhapur nga kalimtarët, të cilët e kanë fotografuar atë dhe kanë postuar fotot në rrjetet sociale.
Për Krishtlindje, Dibala dhuroi qindra pako me dhurata që të bënte të lumtur fëmijët në nevojë në qytetin e lindjes, ndërsa sot, bashkë me Iturben, shpërndanë ndihma për të pastrehët në rrugët e Torinos.
I pyetur më pas, pse e kishte bërë këtë gjë, ai nuk është zgjatur, por ka thënë: “Ata kanë nevojë për ne”.