
Shumë është thënë dhe është shkruar në kohët e fundit për gjëndjen e përmirësuar të Michael Schumacher. Avokati i tij ka treguar të vërtetën për situatën e ish kampionit të Formulës 1. Felix Damm foli në një gjykatë gjermane në emër të familjes Schumacher, që ka paditur një revistë mbi një artikull ku shkruhej se 47-vjeçari mund të ecte sërish. Ai tha se piloti i “kokëkuqes” nuk mund të ecë dhe nuk mund të qëndrojë ulur as me ndihmën e fizioterapistëve.
Pas kohë më parë në revistën “Bunte” citohej një mik i Schumacher, i cili thonte: “Michael është shumë i dobët. Por, mund të ecë me ndihmën e specialistëve që po e ndjekin. I bën disa hapa dhe mund të ngrejë njërën dorë”. Ky është lajmi spekulativ që ka detyruar avokatin e ish kampionit dhe familjen e tij të padisin revistën.