
Klaus Gjasula, pas fitores 4-2 me Islandën, është shprehur për mikrofonin e RTSH se në ndeshjen me Turqinë, do të bëjnë një performancë të mirë dhe besojnë tek fitorja.
"Në Turqi kemi një finale dhe do të bëjmë një ndeshje të fortë për të marrë fitoren. Është një sfidë e vështirë, por po të luajmë si sonte, prapa të jemi më të zgjuar, kemi shanse të mira për të fituar edhe atje.
Vëllai im është një lojtar shumë I mirë për mua. Nuk I ka shkuar mirë me Kombëtaren. Unë jam mirë këtu, kam ardhur dhe dua të ndihmoj sa më shumë Kombëtaren. Kur vendos maskën, shokët më thërrasin si gladiator", është shprehur Gjasula.
Poll