Ndarja nga jeta e Maradonës ka prekur tej mase botën e sportit. Futbollisti argjentinas i Marseille, Benedetto ka shënuar dje golin e tre-të në atë fitore ndaj Nantes me shifrat 3-1. Goli i realizuar me 11-metërsh nga 30 vjeçari i dedikohet terësisht ikonës së futbollit, Maradona. Benedetto drejton gishtin nga shkallët e Velodrome, teksa gjendet ''e stampuar'' fotoja e legjendës.
Dedikimet këto ditë kanë qënë të shumta, sidomos nga futbollistët argjentinas, të cilët ia kanë përkushtuar golat e tyre pikërisht atij që dha shumë për futbollin.

Poll