Muaj festash, por ky gëzim bëhet më i madh për familjen e Red Voglit. Lojtari i Tiranës në basketboll për meshkuj është bërë baba për herë të dytë. Në jetë ka ardhur Rioni i vogël, i cili padyshim do të shtojë radhët në familjen e madhe të tifozëve bardheblu.
Lajmi është bërë me dije nga vetë Redi, i cili në facebook-un e tij shkruan: “Falënderimi i takon Allahut. Sot lindi danoçi më i ri i Tironës, RION VOGLI!”
Në këtë periudhë festash dhe në këtë ditë veçantë, stafi i redaksisë së Newsport.al i uron shëndet dhe jetë të gjatë Rionit të vogël.
[caption id="attachment_717048" align="alignnone" width="679"] Postimi I Red Voglit[/caption]
Poll