
Eros Grezda do të largohet nga Rangers dhe do të transferohet te Brest në kampionatin francez. Pas një sezoni në Skoci, sulmuesi i Kombëtares do të provojë një tjetër aventurë dhe këtë herë në Francë. Tashmë kanë janë publikuar edhe shifrat e zyrtarizim të tij dhe klubi i Brest do të paguajë rreth 1.8 milionë euro për kartonin e tij.
Për largimin e tij ka folur edhe trajneri Gerrard që ka konfirmuar se Grezda do të largohet nga ekipi. " Mendoj se Grezda vuajti forcën e kampionatit skocez. Nuk kam dyshime se ai mund të shkojë në një ligë, një skuadër dhe një trajner që do t'i përshtatet stilit të tij dhe të ketë sukses. Unë mendoj se ai ka ende talent", u shpreh trajneri i Rangers. Grezda do të udhëtojë këtë javë drejt Francës për vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën e tij me klubin francez. Brest militon në elitën e futbollit francez dhe ky do të jetë një shans i ri për lojtarin në mënyrë që të tregojë veten.