
Kukësi do të presë nesër në "Air Albania" Wolsburg në orën 20:00 në ndeshjen e Europa Leagues. Në konferencën për shtyp, bashkë me trajnerin Skënder Gega ka qenë edhe lojtari I Kukësit Vesel Limaj. Te verilindorët përflitet se kapiteni Musolli do largohet pas këtij dueli, me Gegën që ka "sponsorizuar' Limajn si kapiten të mundshëm.
"Nuk kemi nevojë për motivim pasi nesër e dimë kë kemi kundërshtar. Nuk është se kemi frikë, futbolli është I njëjtë dhe 11 kundër 11. Për mua është e veçantë sepse kam jetuar në Gjermani dhe nuk më tremb. Kemi më shumë kualitet se kundërshtarët që kanë mundur në Kupë (Union Furstenwarbe).
Largimi I Musollit dhe shiriti? E kam shumë shok dhe nuk e di të ardhmen. Nesër të japim më të mirën dhe të shohim si na del nesër", tha Limaj.
Ndërkohë në këtë moment ndërhyri edhe trajneri Gega që tha: "Çdo ndeshje do jetë një I ftuar, që mos kmei keqkuptime. Ishte Musolli dhe më pas do vijnë të gjithë në konferencë, ndaj nuk dua keqkuptime në këtë pjesë. Limaj është lider dhe mund të tregojë cilësi".