
Nisur nga ngjarjet e shumta që ndodhën në javën e 26-të të kampionatit, duke mos harruar dhe ndodhitë në javët e mëparshme në Superligë, por jo vetëm, ku gabimet e arbitrave në gjykimin e takimeve qenë të shumta, gazetari sportiv, Ervin Baku ka hedhur një ide interesante.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Baku komenton shkurtimisht ngjarjet e ndodhura në fushën e blertë, të cilat i konsideron si të tepruara lidhur me gjykimin, duke hedhur idenë që të investohet tek arbitret femra, gjë e cila në botë ka ndodhur shumë kohë më parë.
"Këtë javë, në aksin Korçë-Laç-Kukës arbitrat e bënë baltë. Kanë javë të tëra që po e bëjnë baltë fare. Ka ardhur koha që në futbollin shqiptar të investohet fort tek arbitrat femra...", ka shkuar gazetari sportiv, Ervin Baku në statusin e tij publikuar në Facebook pak minuta më parë.
[gallery columns="1" size="full" ids="217657"]