Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, peshëngritësi Ymer Pampuri. Ish-kampioni olimpik dhe i botës në stilin e forcës dhe legjenda e peshëngritjes. Ngushëllimet për kampionin shqiptar kanë qenë të panumërta, jo vetëm nga bota e sportit.
Gazetari i njohur sportiv, Dëfrim Methasani ka ngushëlluar familjen për humbjen e “Mjeshtrit të Madh” dhe ka njoftuar të gjithë për vendin dhe orarin e zhvillimit të homazheve në lamtumirën e kampionit të heshtur.
“Te duket e pabesueshme kjo ikje nxitimthi e ketij njeriu legjende, Ymer Pampuri i vetmi kampion olimpik per flamurin kuq e zi ne peshengritje. Te enjten ora 12 deri 13 ne kompleksin Dinamo, behen homazhet ne lamtumiren e kampionin te heshtur drejt qytetit pa jete. Ai vdiq ne gjume, pa shqetesuar askend, ashtu siç beri gjithe jetes se tij… Lamtumire Mjeshter i Madh. Titulli dhe medalja olimpike te gdhenden pavdeksine ne historine sportive te Shqiperise dhe botes…”!