Ditën e sotme, ish-trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo i ka bërë një dhuratë speciale, gazetarit të njohur Dëfrim Met'hasani. Nigerian që riktheu bardheblutë te titulli kampion pas 11 vitesh i ka dhurur një fanellë të Tiranës të personalizuar gazetarit, që më pas e ka publikuar në rrjetet sociale duke e konsideruar Egbonë si një trajner dhe njeri kampion.
Në postimin e Dëfrim Met'hasanit nuk kanë munguar as komentet nga kolegët e tij gazetarë dhe moderatori Gerti Çarçarani ka "sulmuar" Egbonë duke thënë se ka treguar një mosmirënjohje të madhe ndaj klubit që i dha mundësinë e jetës. Replikat vazhdojnë edhe me gazetarin Xhevdet Zekaj që përveç Egbosë e ka edhe me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi që pak ditë më parë u shpreh se Azerbajxhani është skuadër më e mirë se Shqiëpria që shkoi në Europian.
Gerti Çarçani: Urime per fanellen. Urime per titullin por aspak per balten qe hodhi ne mediat e huaja ai tipi qe ke ne krahe. Per pseudo-racizmin qe kishte perjetuar. Mosmiremjohje e madhe karshi nje klubi qe i dha mundesine e jetes.
Xhevdet Zekaj: edhe De Biasi tha javën e shkuar Shqipëria e Europianit më e dobët se Azerbaijxhanit! I bie gjithë derrat një turi kanë....
