Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gati ndryshimi te Barcelona, Xavi i tregon klubit 4 lojtarët do heqin

Shkruar nga NEWSPORT

Barcelona po mbyll një sezon shumë të vështirë. Katalanasit patën disa ulje-ngritje, megjithatë në kampionat arritën ta mbyllnin si nënkampion që mund të konsiderohet sukses në mënyrën si shkuan gjërat. Ndërsa në skenën europiane, Barça ishte katastrofë pasi u eleminua fillimisht nga Champions League dhe më pas nga Europa League në mënyrën më të keqe.

Me ardhjen e Xavit në krye të pankinës, gjërat duken se kanë dhe do ndryshojnë më shumë. Ai ka komunikuar se është i gatshëm të ndërtojë një Barcelonë konkurruese për trofe sezonin e ardhshëm. Për këtë duhen afruar dhe larguar disa lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Afrimet e dëshiruara janë lojtarë si Lewandowski, Kessie etj. Ndërsa emrat që pritet të largohen janë 4. Oscar Mingueza, Riqui Puig, Samuel Umtiti dhe Martin Braithwaite nuk bëjnë pjesë në planet e teknikut spanjoll.  

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga