Arbitri Chiffi dhe VAR nuk po merren vesh si duket. Një gol i rregullt i Lukakut është anulluar në minutën e 12-të, për pozicion jashtë loje. Fillimisht, këtë gjë e ka bërë arbitri kryesor më pas VAR ”konfirmon” dhe gabon edhe vetë. Siç duket në foto, sulmuesi është në lojë dhe nuk ka përse të anullohet. Ky nuk është rasti i vetëm i dyshimtë, pasi në Serie A ndodhin shpesh raste të tilla.
Vlen të theksohet se pavarsisht futjes së teknologjisë në futboll, gabime amatoreske vazhdohen të bëhen. Polemikat në Itali nuk kanë të sosur, pasi ndonjëherë ato që po vendosin ndehsjet janë gafa të tilla. Gjithsesi, gjithmonë ka vënd për përmirësim dhe ndoshta do vijë një kohë kur gjithçka do jetë në rregull.