Sot luhen ndeshjet e fundit në fazën me grupe dhe, sipas kalendarit, Islanda luan me Austrinë. Apo me Shqipërinë? Në fakt, sipas faqes së UEFA-s Islanda luan me ne, pasi figuron flamuri ynë kuqezi në tabelën e ndeshjeve të ditës. Një gafë e organizmit më të madh të futbollit europian ose ndoshta dikujt i pëlqen më shumë flamuri ynë se ai i Austrisë. Gjëra që ndodhin dhe pas 30 minutash vjen korrigjimi. Ne i kemi luajtur 3 ndeshjet tona në grup dhe shpresojmë që sot të ndodhë ndonjë mrekulli për të kaluar më tej. Deri tani, të gjithë variantet për skuadrat e treta më të mira në grupe, kanë rezultuar kundër nesh dhe kanë rënë të gjithë poshtë.