
Bëhet fjalë për Marco Russ, që luan tek Eintracht Frankfurti, i cili pak kohë më parë u diagnostikua me Kancer, duke u detyruar të lërë fushën e blertë për t'u kuruar. Ai ja ka dalë të mposhtë sëmundjen, duke ju rikthyer edhe një herë profesionit të tij, duke u aktivizuar sërish në futboll. Diagnostikimi i sëmundjes u bë gjatë kontrollit rutinë atidoping, ku mbrojtësi mori dhe lajmin e keq.
31-vjeçari kaluar të gjitha fazat e trajtimit dhe tashmë është gati për të ndihmuar skuadrën. Ai është nisur bashkë me ekipin dejtë Abu Dhabit për fazën përgatitore.
Gjithsesi, trajneri Nico Kovaç ka bërë me dije se do të duhet pak kohë përpara se mbrojtësi të zbresë që nga minuta e parë në fushën e lojës. Ai shprehu kënaqësinë që 31-vjeçari u bashkua me skuadrën, por tashmë duhet të rikthej formën ideale.
Vetë lojtari e ka pranuar se preferon të luajë vetëm në momentin kur të jetë gati për t’i dhënë një dorë skuadrës. Ai ka fituar një betejë të madhe atë me jetën dhe tani është i lumtur që është bashkuar sërish me skuadrën për të bërë atë që ai di të bëjë më mirë.
[gallery columns="1" size="full" ids="70616"]