
Kroacia u godit nga një tërmet I fuqishëm me magnitudë 5.4 mëngjesin e sotëm, I cili shkaktoi shumë dëme në banesa si dhe raportohet për 1 viktimë. Në një situatë kur Coronavirus ka prekur vendin kroat dhe tashmë kanë rreth 130 raste, tërmeti ua bën më të vështirë jetesën dhe qëndrimin në shtëpi.
Në kampionatin kroat aktivizohen shumë futbollistë shqiptarë të cilët kanë përjetur lëkundjet nga tërmeti mëngjesin e sotëm. Kapiteni I Dinamo Zagreb, njëkohësisht edhe lojtarë I Maqedonisë së Veriut, Airjan Ademi ka treguar përjetimet e tij mëngjesin e sotëm.
“Faleminderit jam mirë. Ishte një dridhje e fuqishme, megjithatë të gjithë jemi mirë. Unë isha në banesë, u dridh ndërtesa, pasi jetoj afër qendrës së Zagrebit, kur ndodhën tërmetet, por për fat të mirë asgjë trishtuese.
Në banesë kemi dëmtime shumë të vogla. Tani është gjithçka në rregull”, ka thënë Arijan Ademi nga Zagrebi për gazetarin sportive Reshat Ibrahimi.