
Një operacion policor që është bërë në zonën e Trevisos, Itali, ka përfunduar me arrestimin e disa personave . Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, organizata drejtohej nga shqiptari Selim Osmani, 50-vjeçari që njihej si një punëtor i thjeshtë. Ai kishte marrë me qera një ambient në një zonë të njohur si 'Colle Umberto' dhe e kishte kthyer në një magazinë droge. Në pranga bashkë me të ka rënë edhe një njohje e vjetër e zonës, një ish-futbollist dhe ish-trajner, i cili duke pasur njohje në botën e sportit shiste drogën. 47 vjeç nga Vittorio Veneto, ish-trajner në Castelfranco, shiste drogë për lojtarët e serisë B dhe C.
Edhe ai ka rënë në pranga bashkë me shqiptarin Osmani. Hetimet në lidhje me këtë organizatë droge mësohet se kishin nisur që prej 1 viti e gjysëm, duke vënë në qendër të hetimit organizatën italo-shqiptare, ku koka ishte Selim Osmani dhe njohjet i kishte ish-futbollisti Camporese.