Një futbollist i ri 14-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën ditën e sotme. Luca Campanaro, lojtar i Bedgrove Dynamos vdiq gjatë kohës që po transportohej me helikopter në Londër pasi kishte pësuar përplasje të fortë me njërin kundërshtarëve në Buckingham. Mjekët deklaruan se Campanaro vdiq si pasojë e goditjes së fortë që kishte pësuar në tru.
Klubi dha lajmin e hidhur për publikun anglez dhe botëror.
"Jemi thellësisht të trishtuar ta japim lajmin se një futbollist i ri nga klubi lojë ka vdekur këtë pasdite, pasi u përfshi në një përplasje gjatë një ndeshje të të rinjve të dielën më 9 dhjetor."
Poll
