Xherdan Shaqiri është duke pushuar në Kosovë këto ditët e fundit. Pas pushimeve në Ibiza, në bregdetin jugor të Shqipërisë tashmë Shaqiri gjendet në vendin e tij të orgjinës, Kosovë. Ai ka menduar t’i bëj ndër të tjera edhe një suprizë mjaft të bukur një fansi të tij të veçantë.
Është fjala për Visar Bajrami Cajlin, djaloshin me nevoja specifike, por me një adhurim të veçantë për Shaqirin dhe emocionet që ai i dhuron në fushën e lojës. Kjo është edhe njëherë tjetër një arsye më shumë pse futbolli është një nga sportet më të ndjekura dhe më të dashura në gjithë botën.
Poll