Trevisa Tufa ka qenë në Itali duke ndjekur nga afër një ndeshje të Juventusit. Bukuroshja e emisionit “Sport News” duket se është “shënjestruar” edhe nga italianët.
Këta të fundit e kanë shpërndarë në “fun-page”-et e tyre teksa shfaqet e veshur me fanelën e Juventusi në stadiumin e “Zonjës së Vjetër”.
Pasioni për futbollin e futi në rrugën e gazetarisë sportive, ku tanimë nuk heziton të ndjekë nga afër ekipin e zemrës siç janë bardhezinjtë e Italisë.
Moderatorja ka bërë qindra kilometra për të qenë prezente në një ndeshje të Juventusit, ku mban veshur edhe fanelën e skuadrës më të titullar në kampionatin italian.
[caption id="attachment_688165" align="alignnone" width="851"] Postimi për Trevisën[/caption]