
Emri i tij lidhet gjithmonë sa herë bëhet fjalë për rekorde.
Lionel Messin vijon të shkruaj historinë edhe jashtë fushe. Sulmuesi argjentinas ndihmoi kombëtaren e tij që të shpallet fituese e Copa America ndaj Brazilit brënda në Maracana.
Një sukses që ishte edhe i pari për 34-vjeçarin me ekipin e madh. E kjo ka tërhequr vëmendjen e të gjithë, teksa fotografia e tij me trofeun ka bërë 'namim' në rrjetet sociale.
Postimi i tij në Instagram ka arritur mbi 19 milionë 'likes', duke qënë edhe një prej fotografive që ka marrë më shumë në historinë e rrjeteve sociale.
Shifër tepër e lartë për këdo, por natyrisht jo për Messin që numëron mbi 232 milionë ndjekës në "Instagram".
Poll