Xhevahir Sukaj është afruar te Partizani në këtë merkato të dimrit. Bomberi shkodran është bashkuar me skuadrën në Antalia të Turqisë, ku të kuqtë po zhvillojnë një mini-fazë përgatitore. Sot, ai është shfaqur me shokun e tij të skuadrës, Idriz Bathën, duke kryer një seancë stërvitore në palestër. Shkodrani qëndron i shtrirë, ndërsa Batha shkrep selfien dhe shkruan: "Me profesor Sukajn".
Kujtojmë që Sukaj ishte edhe sezonin e kaluar pjesë e të kuqve, por më pas u largua drejt Malajzisë për një aventurë të re futbollistike. Së fundmi, ai është bërë sërish pjesë e Partizanit dhe pritet të japë kontributin e tij në dy fazat e ardhshme me 15 herë kampionët e Shqipërisë.
[gallery columns="1" size="full" ids="72272"]