FOTO/ Wanda Nara në mbështetje të Argjentinës, nuk ka shenja nga Icardi
Shkruar nga NEWSPORT
Argjentina do të duelojë me Francën në finalen e Kupës së Botës, teksa do të synojnë të fitojnë edhe trofeun e lakmuar. Për të ndjekur nga afër këtë sfidë mjaft të rëndësishme për argjentinasit në Doha ka mbërritur edhe Wanda Nara.
Modelja e njohur ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram me 3 fëmijët e saj, ndërsa nuk shihet gjëkundi sulmuesi Mauro Icardi.
Me këtë foto duket se Wnada Nara ka mbyllur të gjitha “dyer” për sulmuesin argjentinas, pas lajmeve të fundit që kanë ardhur për dyshen e njohur, ku modelja nuk ka pranuar që Icardi t’i afrohet në një festë të përbashkët ditëlindje.
"Herën e parë që udhëtuam për të parë finalen e një Botërori, Valu ishte shumë i ri dhe ëndërronte të shihte atë të mëparshmen që nuk mund të udhëtonim, ky udhëtim dhe kjo përvojë do të jetë e paharrueshme. Forca Argjentina", janë fjalët e Narës.