
Alsid Tafili është lojtari i Vllaznisë. Mesfushori shkodran duket që po shijon pushimet e tij verore së bashku me disa miq të tij. Ndryshe nga shokët e skuadrës, 28-vjeçari nuk i është bashkuar përgatitjeve të ekipit që vijojnë nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu.
Nuk dihet arsyeja e mosbashkimit të shtatlartit të mesfushës shkodrane, megjithatë ai mund të ketë marrë disa ditë më shumë leje se shokët e tij të skuadrës.
Tafili ishte pjesë e Partizanit deri në janar të 2016-ës. Më pas palët, me konsesus shkëputën marrëdhëniet, dhe në këtë mënyrë ai iu bashkua ekipit shkodran.
[gallery columns="1" size="full" ids="20781"]
Poll