
Marash Kumbulla ka bërë ditën e sotme një vizitë në Amasadën shqiptare në Romë. Në festën e gruas, 8 mars, mbrojtësi i Kombëtares ka takuar nga afër, ambasadoren Anila Bitri dhe ka shpërndarë lule për çdo femër që punon në ambasadë. Kumbulla e ka bërë publike këtë vizitë edhe në rrjetet sociale teksa ka publikuar edhe disa foto.
Çdo grua duhet të festojë dhe të respektohet gjithmonë. Ishte një nder që takova sot Ambasadoren e Shqipërisë, Anila Bitri dhe të gjitha gratë që punojnë në Ambasadën Shqiptare në Romë", shkruan Kumbulla në postimin e tij.
Poll