Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

FOTO/ "Ujqit" zbresin në "Air Albania", klubi i Bundesligës stërvitet në tokën shqiptare me një mik special (MASAT EKSTREME)

Shkruar nga NEWSPORT

Wolfsburg ka mbërritur në Shqipëri, teksa ka zhvilluar edhe stërvitjen në stadiumin "Air Albania", aty ku nesër në orën 20:00 do të ndeshet me Kukësin për raundin e dytë të Europa League. Një nga klubet e njohura në Bundesligën gjermane vjen për të parën herë në Shqipëri, teksa prej pandemisë ndeshja do të luhet pa tifozë.

Trajneri Oliver Glasner zhvilloi këtë paradite konferencën për shtyp nga Gjermani, duke kërkuar mirëkuptimin për këtë zgjedhje pasi situata e Covid-19 diktonte diçka të tillë. Në Tiranë masat e kërkuara nga gjermanët ishin ekstreme, ndërsa një staf teknik prej 15 personash stërvisnin ekipin e Bundesligës. I pranishëm në takim me drejtuesit ka qenë edhe drejtori i Kukësit Nderim Nexhipi, që më herët ka mbajtur veshur fanellën e "Ujqërve".

Nexhipi me stafin e Wolfsburg
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga