
Fidan Aliti është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Skënderbeut dhe përfaqësueses së Kosovës. Qendërmbrojtësi mundi të japë kontributin e tij me Kosovën. Barazim pa gola me Azerbajzhanin dhe dhe fitore e pastër 2-0 ndaj Ishujve Faroe.
Tashmë që kampionati starton pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të Ligës e Kombeve, Aliti "rikthehet" sërish në Kosovë, këtë herë për të bërë një thirrje të veçantë. Në një foto të postuar pak minuta më parë në Facebook, 24-vjeçari shkruan: "Së bashku për Kosovën", si për të thënë që të gjithë duhet të japin maksimumin për të ngritur këtë përfaqësuese në nivelet që meriton të jetë.
Kujtojmë që Aliti u përfol për një largim të mundshëm drejt Rusisë në merkaton e verës, por në fund nuk ndryshoi asgje duke vazhduar punën me korçarët.
[gallery columns="1" size="full" ids="277573"]