Arbi Laçi dhe Mario Nikolli u larguan nga Tirana pas një viti të suksesshëm në strukturat drejtuese. Drejtori sportiv dhe menaxheri i klubit zgjidhën me marrëveshje bashkëpunimin e tyre pas fitimit të titullit kampion si dhe kalimit të tureve në Europë. Tanimë, të dy kanë zgjedhur të shijojnë disa ditë pushime, megjithatë në klubin bardheblu padyshim kanë lënë shumë miq.
Janë këta të fundit që s'mund të harrojnë punën e tyre, teksa sot janë parë së bashku në një nga baret e kryeqytetit. Filip Najdovski, Kristijan Tozhevski dhe Elton Cale u janë bashkuar Laçit dhe Nikollit së bashku me menaxherin e tyre Florian Biba. Sigurisht në këtë ambient të ngrohtë s'mund të mungonte edhe një nga miqtë më të mirë të drejtorit sportiv dhe menaxherit, siç është mjeku fizioterapist, Arzen Voci.
