
Nderim Nexhipi u largua nga Korabi për të vijuar aventurën me skuadrën e Dritës në Kosovë. Fantazisti 32-vjeçar vendosi të ndërpriste bashkëpunimin me klubin dibran dhe tashmë është bërë pjesë e skuadrës kosovare.
Sot, ai është prezantuar në ekipin e ri, por ajo që bie në sy është se Nexhipi ka bërë foton zyrtare para autobusit, i cili është i veshur plotësisht me logon e skuadrës së Dritës. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi i Superligës së Kosovës shkruan: " Edhe Zyrtarisht Nderim Nexhipi lojtar i Fc Drita".
Kujtojmë që para dy sezonesh Nexhipi ishte pjesë e Partizanit, ku arriti të mbante edhe shiritin e kapitenit.
[gallery columns="1" size="full" ids="78730"]
Poll