Sabien Lilaj është larguar këtë verë nga Skënderbeu dhe është bashkuar me ekipin e Gabalas në kampionatin azer. Në një postim në rrjetet sociale, mesfushori ka shpërndarë një foto që nga koha kur luante me falenën e Tiranës në vitin 2010-të.
29 vjeçari me fanelën e Skënderbeut në sezonin e fundit ishte shumë protagonist në fushën e blertë, pasi sillte shumë ekuilibër në vazhdimësinë e lojës, saqë në fund të sezonit arritën të fitonin kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë.