Tre javë nga fundi i këtij sezoni, por ende nuk dihet se cila do të jetë skuadra kampione. Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu janë tre rivalët për të fituar titullin kampion. Verilindorët ndodhen në vendin e parë dhe shihen si ekipi favorit për të marrë për herë të parë këtë trofe.
Megjithatë te Partizani nuk dorëzohen dhe këtë e thotë zëvendës trajneri, Klevis Dalipi. Ky i fundit ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook ku shfaqet gjatë një ndeshje duke udhëzuar skuadrën. Në diçiturën e fotos ai shkruan: "Deri në fund besojmë se gjithçka është e mundur. Nuk jemi dorëzuar", përfundon zëvendës trajneri i Partizanit.
[gallery size="full" columns="1" ids="109038"]
Poll