Lorenc Trashi ka postuar një foto në profilin e tij në instagram me shokun e skuadrës, Emiliano Vila. Të dy luajnë në pozicionin e mesfushorëve. Trashi është i majtë dhe Vila është mesfushor i djathtë. Me të mbaruar seanca stërvitore e programuar nga stafi teknik, Trashi ka gjetur kohën për të bërë një foto me shokun e tij të skuadrës, Vilën.
“I madhi Vila”, shkruan Trashi në postimin e tij.
Trashi ka shumë kohë që është pjesë e Partizanit, duke u përfshirë në organikën e skuadrës që në kohën kur Duro e mori nën drejtim ekipin kryeqytetas, kurse Vila u rikthye në pjesën e dytë të sezonit të shkuar. Siç duket të dy lojtarët janë shokë të mirë me njëri-tjetrin, aq sa Trashi i thur elozhe Vilës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.