
Ivan Gvozdenovic ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet gjatë një seance stërvitore me Tiranën. Zëvendës trajneri bardheblu është i vetdijshëm për situatën e vështirë që po kalojnë 24 herë kampionët e Shqipërisë.
Por, si për të ngritur moralin e skuadrës ai shfaq optimizëm madje beson në mbijetesën e ekipit më të titulluar në Shqipëri. Për këtë shkruan në diçiturën e fotos: "Dy ndeshje për të përfunduar. Ne mundemi, kurrë nuk dorëzohemi. Japim maksimumin edhe pse në fund. Vetëm mendo pozitivisht dhe gjëra të mira do të vijnë".
Kujtojmë që Tirana rrezikon rënien nga Kategoria teksa gjendet në vendin e parafundit në renditje me 35 pikë. Për bardheblutë fitorja është rezultati i vetëm kundër Luftëtarit, ndeshje që do të luhet të shtunën në orën 17:30, në stadiumin "Selman Stërmasi".
[gallery columns="1" size="full" ids="111073"]