
Tirana do të luajë sot në transfertë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Shqipërisë. Pas fitores 2-1 në "Selman Stërmasi", bardheblutë do të kërkojnë kualifikimin në stadiumin "Zeqir Ymeri" të Kukësit.
Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa nuk është e plotë, pasi Muça ka ndjerë një dhimbje në shpinë dhe është detyruar të mos udhëtojë me ekipin. Gjithashtu edhe kapiteni Karabeci ka prej disa javësh i dëmtuar dhe në këtë mënyrë është i detyruar ta shohë ndeshjen nga shtëpia.
Sot, ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet duke pirë kafe në një nga lokalet e kryeqytetit.
[gallery columns="1" size="full" ids="82733"]
Poll