Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Foto/ Tifozi kuksian i zbulon skuadrën Gledi Micit

Shkruar nga NEWSPORT
Foto/ Tifozi kuksian i zbulon skuadrën Gledi Micit

Gledi Mici ka postuar në instagramin e tij një foto me Mario Morinën, teksa po udhëtojnë me makinë. Menjëherë pas postimit të kësaj fotoje ka reaguar një tifoz i Kukësit, i cili e akuzon atë për një "tradhti" të tij kundrejt skuadrës verilindore.

" Pse ike o Gledi Mici nga Kukësi? Turp të të vij. Ke qenë idhulli ynë", i shkruan tifozi në koment te fotoja e postuar nga Mici.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i mbrojtësit të majtë, i cili tregon që akuza e tifozit është e padrejtë pasi ai thjesht po ikën me pushime.

" Kam ik me pushime o boksole, mos m'trego turpin", i kundërpërgjigjet ashpër Gledi Mici.

Për mbrojtësin e majtë të Kukësit, po flitet për një largim nga verilindorët, në drejtim të një skuadre tjetër të Superiores. Megjithatë të gjitha këto mbeten në kuadrin e fjalëve, pasi asgjë nuk është e sigurtë.

Ndoshta Mici do të vazhdojë të jetë pjesë e Kukësit dhe për një sezon, pasi trajneri i ri, Gjoka ka punuar edhe më parë me 25-vjeçarin dhe mund të këmbngulë që mëngjërashi të jetë përsëri nën urdhrat e tij.

[gallery columns="1" size="full" ids="19788"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga