
Në qershor pritet që të startoj kampionati Europian i kombëtareve, i cili do të organizohet në disa shtete të Europës. Teksa kombëtaret kanë mësuar grupet e tyre, sëfundmi UEFA ka zbuluar kalendarin e ndeshjve, si dhe ëmimet e biletave për tifozët.
Pikërisht për ëmimin e kripur të biletave kanë reaguar tifozët e Francës, "Irrestibles Franëais". Në një njoftim në rrjetet sociale grupimi i tifozëve reagon ndaj UEFA-s duke thënë se për ëmimin e biletave po mbajnë dy standarte dhe në këtë mënyrë i ulin vlerën futbollit duke ja shtuar parave. "Për muaj me radhë UEFA EURO 2020 ka folur për bileta me ëmim të ulët, përfshirë dhe Budapestin, për të patur sa më shumë blerës. A nuk duhet të ishte kështu dhe për ndeshjen me Portugalinë, pa harruar vlerën e saj dhe mos të mendoj vetëm për para", shruajnë tifozët francezë