
Ashtu si personazhet e tjerë të sportit, as familja Xhaka nuk mund të mungonte për të uruar për festat e fundvitit. Në përbërjen e saj dy lojtarë të mrekullueshëm si Taulanti dhe Graniti, ata kanë zgjedhur të urojnë nëpërmjet një foto "selfie" të postuar në llogarinë e tyre në facebook. Taulanti ka zgjedhur të qëndrojë pranë nënës së së tij, ndërsa Graniti pranë të fejuares. Ndërsa pas tyre ndodhet babai, Rakip Xhaka.
" Të dashur tifozë, miq dhe lexues anembanë globit. Familja XHAKA Ju uron Gëzuar vitin e RI 2⃣0⃣1⃣7⃣. Sa më shumë fat, shëndet e mbarësi në vitin e ri.
Gëzuar të gjithëve.
♥Përzemërsisht Familia XHAKA!", shkruajnë Taulanti dhe Graniti në llogaritë e tyre në facebook.
[gallery columns="1" size="full" ids="69980"]