Faza e rikuperimit të Ifeani Ede po shkon sipas parashikimit dhe së shpejti pritet të jetë në fushë me Tiranën.
Sulmuesi i bardhebluve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju para 1 muaj e gjysmë dhe tashmë ka nisur fazën e fundit të rehabilitimit. Ndërkohë që nigeriani i Tiranës po e kalon pa shumë stres këtë periudhë jashtë fushe dhe një gjë të tillë e tregon edhe përmes postimeve në profilin e tij në Facebook.
E fundit i postuar nga Ede në profilin e tij ka qenë një video nga filmi i famshëm i animuar "Tomi dhe Xherri". Kohë edhe për filma me kartonë për sulmuesin bardheblu!
Poll