Një nga momentet më të veçanta të sfidës Vllaznia-Partizani që u luajt të dielën për javën e 11-të të Superligës ishte edhe dyluftimi ajror mes Shtubinës dhe mbrojtësit të të kuqve, Krasniqit.
Kapiteni i Vllaznisë siç shihet edhe nga fotoja ka bërë një kërcim shumë të lartë, gati mbi kokën e kundërshtarit, ndërsa në postimin që ka bërë në Facebook, miqtë e tij nuk kanë nguruar ta krahasojnë edhe me Kristiano Ronaldon.
Por, një koment tjetër i veçantë ka qenë ai i Ferdinand Jakut, presidentit të klubit të futbollit të femrave Juban Danja, i cili i shkruante Shtubinës: Respekt,fantastike ! Një foto të tillë e kam pa tek shtëpia e të madhit Medin Zhega!
Poll