Barcelona përmbysi PSG-në falë një fitoreje 6-1 duke kaluar në çerekfinalet e Champions League. Edhe pse pak besonin që katalanasit do të kthenin rezultatin e fiksuar në sfidën e parë ku francezët fituan 4-0, "alienët" e Luis Enrikes bënë mrekullinë në "Camp Nou".
Festa pas kualifikimit ka qenë me të drejtë e çmendur si në fushën e gjelbër ashtu edhe në dhomat e zhveshjes nga ana e lojtarëve të Barcelonës. Por, një foto nga dhomat e zhveshjes së ekipit katalas po bën xhiron në internet. Mbrojtësi francez i Barcelonës, Jérémy Mathieu nuk e ka përmbajtur veten dhe në ekzaltim e sipër ka treguar edhe gishtin e mesit. Se cilit ia ka dedikuar, kjo nuk dihet...
Poll