
Edvan Bakaj ishte ndër më të mirët dje në fushën e blertë për Tiranën në ndeshjen ndaj Kukësit. Portieri i bardhebluve u kthye në "makthin" e sulmuesve të Kukësit, duke mbajtur portën e tij të paprekur.
Rangel dhe Guri kishin disa raste flagrante për të shënuar, por "gardiani" bardheblu ishte në ditën e tij më të mirë, duke dhënë edhe ai kontributin për kualifikimin e Tiranës në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Sot, ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet gjatë seancës stërvitore me ekipin në kompleksin "Skënder Halili". Bakaj duket mjaft i motivuar teksa zbaton me përpikmëri udhëzimet e trajnerit të tij, Egbo.
[gallery columns="1" size="full" ids="83242"]
Poll