
AIK – Shkëndija, do të jetë sfida e rradhës në Conference League për ekipin e shqiptarëve nga Tetova. Me datë 4 gusht në orën 19:00 Shkëndija do të luaj në Suedi kundër AIK. Sfida e vlefshme për turin e 3-të të Conference League do zhvilloj takimin e parë në stadiumin e AIK “Friends Arena” në Stockholm.
Shkëndija me anë të një njoftimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje. Ekipi nga Tetova ka lajmëruar sektorin ku do të pozicionohen tifozat që do ndjekin ekipin e tyre live në Suedi. Shkëndija në turin e dytë arriti të eleminojë Valmieran me rrezultatin e përgjithshëm 5-2.
Njoftimi i klubit të Shkëndijës:
Poll